
Afrim Visoka emërohet trajner i KEK-ut
Ish-futbollisti i njohur, Afrim Viskoka edhe zyrtarisht është emëruar trajner i KEK-ut. Në krahë të Visokës do të janë edhe Faton Hashani dhe Argjent Kurti. Klubi nga Obiliqi beson se më këtë treshe të trajnerëve ekipi do të këtë avancim.
“Nga sot, ekipi ynë do të udhëhiqet nga një staf i ri trajnerësh, i përbërë nga Afrim Visoka, Faton Hashani dhe Argjent Kurti. Këta trajnerë janë të përkushtuar dhe të motivuar për të çuar ekipin drejt sukseseve të reja. Ata sjellin me vete një pasion të madh për futbollin dhe një vizion të qartë për zhvillimin dhe përparimin e ekipit. Urojmë që trajnerët tanë të rinj të kenë sukses në punën e tyre dhe të arrijnë rezultate të shkëlqyera, duke kontribuar në forcimin dhe avancimin e ekipit”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.