Agim Ademi merr pjesë në ceremoninë “Laureatët 2025” në Prizren

10 janar 2026 | 18:47

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë “Laureatët 2025”, të organizuar nga Lidhja Rajonale e Futbollit e Prizrenit, ku janë shpërblyer më të mirët e garave që zhvillohen gjatë gjithë vitit në këtë regjion.

Me këtë rast, Ademi ka vlerësuar lart punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm në shërbim të futbollit, duke theksuar se ceremonia ishte e mbushur me emocione, krenari dhe respekt për kontributin e dhënë nga të gjithë akterët e sportit.

Ai ka nënvizuar se Prizreni edhe një herë dëshmoi se është një vatër e vërtetë e futbollit, qytet që jeton me sportin dhe që vazhdimisht nxjerr talente të reja. Sipas tij, fëmijët dhe të rinjtë e shpërblyer sot përfaqësojnë të ardhmen dhe shpresën e futbollit kosovar.

“Urime të gjithë laureatëve për sukseset e arritura. Le t’ju shërbejnë këto çmime si motiv shtesë për të punuar edhe më fort dhe për të ndjekur ëndrrat tuaja”, ka shkruar Ademi.

Në fund, presidenti i FFK-së u ka uruar të gjithë pjesëmarrësve shumë suksese në vitin 2026, me sa më shumë fitore, përparim dhe momente krenarie për Prizrenin dhe futbollin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqi i madh është para fazës më të rëndësishme të…