Agim Ademi viziton ikonën e KF Trepça, Ahmet Turkun në Mitrovicë, ia dhuron fanellën e Kombëtares

10 janar 2026 | 19:26

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka zhvilluar një vizitë të veçantë në Mitrovicë, ku është pritur nga ish-futbollisti i mirënjohur dhe ikona e KF Trepça, Ahmet Turku.

Në një mbrëmje të mbushur me emocione, kujtime dhe respekt për historinë e futbollit, Ademi u takua me Turkun dhe bashkëlojtarët e tij të gjeneratës së artë, njerëz që me përkushtim, pasion dhe sakrificë ndërtuan një epokë të rëndësishme të futbollit kosovar.

Presidenti i FFK-së theksoi se çdo bisedë dhe kujtim i ndarë kishte peshën e historisë dhe vlerën e një trashëgimie që nuk duhet harruar.

Si shenjë respekti dhe vlerësimi, Ademi i dhuroi Ahmet Turkut fanellën e Kombëtares së Kosovës, duke u shprehur se, po të ishte aktiv në kohët e sotme, ai do ta meritonte pa asnjë diskutim të ishte pjesë e saj.

Postimi i plotë i tij:

Një mbrëmje e veçantë mes njerëzve që, me djersë, pasion dhe krenari, ndërtuan një epokë të artë të futbollit. ⚽️

Në qytetin e Mitrovicës, në konakun e një emri që ka lënë gjurmë në historinë e futbollit tonë, Ahmet Turku, ish-futbollist i klubit elitar dhe ikonë e KF Trepça.

I rrethuar nga shokët e tij, bashkëlojtarët e gjeneratës së artë, çdo muhabet kishte peshën e historisë, e çdo kujtim kishte vlerë.

Si shenjë respekti, ia dhurova fanellën e Kombëtares, sepse e konsideroj se, po të ishte në kohët e sotme, do të kishte merituar pa diskutim të ishte pjesë e saj. 🇽🇰

Respekt për legjendat që e kanë bërë këtë lojë më të madhe.

#bashkëpërfutbollin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) u…