
AGK-ja e mirëpret dënimin e sulmuesit të Jetmir Mujit
23 qershor 2025
| 12:08
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e mirëpret vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicën e Veriut për të dënuar sulmuesin e Jetmir Mujit, kameraman në portalin Insajderi.
I pandehuri I.M akuzohej për kryerjen e veprës penale: “Lëndim i lehtë trupor trupor” nga neni 185 par.1 nën par 1.4 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Ai u shpall fajtor dhe ndaj tij u shqiptua dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) vit e 5 (pesë) muaj, që nis zbatimin pas 15 ditësh.
Muji ishte sulmuar në nëntor 2022 në Mitrovicën Veriore, derisa bashkë me kolegun Visar Duriqi po xhironin. Ai ishte goditur në kokë nga mbrapa, dhe ishte tentuar t’i merrej telefoni.
AGK-ja ka theksuar se mbetet e përkushtuar që të gjitha sulmet ndaj gazetarëve të marrin epilog.
Njoftimi i plotë i Gjykatës: https://mitrovice.gjyqesori-rks.org/…/denim-me…/…