Agnesa Rrahmani e lumtur që do të luajë në ShBA

24 korrik 2020 | 12:06

Ëndrra e shumë sportistëve është për të luajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë ëndërr do ta realizojë edhe basketbollistja e Kosovës, Agnesa Rrahmani.  Ajo ka treguar për hapin e ardhshëm në karrierë.

“Pas pesë viteve karrierë së bashku me Kastriotin dhe Kosovën në shumë Kampionate Evropiane, mora vendimin që ta vazhdoj karrierën në Amerikë. Kalimi në ShBA u mundësua nga ‘New Sports Agency’ që të nënshkruajë kontratë me bursë të plotë në një kolegj në Teksas, pra ‘Weatherford College’”, është shprehur Rrahmani për faqen zyrtare të FBK-së. Angesa është e gatshme për këtë sfidë.

“Kjo për mua do të jetë një sfidë, megjithatë mundësi shumë e mirë që të jetë vazhdim i rrugëtimit tim, duke shpresuar se do të jap më të mirën nga vetja”, theksoi Agnesa Rrahmani. Në ShBA, por edhe në ligat evropiane shumë basketbollistë/e paraqiten me sukses dhe këtë rrugë pritet ta vazhdojë edhe basketbollistja e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarakët e ShBA-së dhe Britanisë së Madhe kanë akuzuar Rusinë…