Agon Maliqi: Ish-opozita po vazhdon me qasjen as mish as peshk në vendimarrje

26 gusht 2025 | 20:19

Analisti politik, Agon Maliqi, ka theksuar se ish-opozita po vazhdon me qasjen as mish as peshk në vendimarrje duke mos treguar guxim në raport me grackat populiste të Kurtit, nga frika e turmave të mediave sociale.

“Për sa kohë që Lista Serbe është parti e votuar nga shumica dërmuese e serbëve dhe ligji e sheh veprimin e saj si të rregullt brenda sistemit të Kosovës, ajo do të jetë e pashmangshme në formimin e institucioneve, dhe rrjedhimisht çdo veprim përjashtues ndaj saj do ta detyrojë ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Maliqi në Facebook.

Ai ka shtuar se: “Krejt çka po arrihet me manovra të tilla është zgjatja e kësaj drame të kotë, forcimi i Listës Serbe në sytë e komunitetit serb, dhe thellimi i imazhit negativ të Kosovës si vend që i shtyp të drejtat e pakicave”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lozana e Zvicrës është shndërruar në një fushë betejë me…