
Agron Kuçi takohet me ndërmarrësit e Junikut: Bizneset vendosin bazën për zhvillimin ekonomik të komunës
Kandidati i AAK-së për kryetar të Junikut, Agron Kuçi, priti në takim me ndërmarrësit që operojnë në Komunën e Junikut.
Në këtë takim u bashkëbisedua lidhur sfidat që po kalojnë bizneset si dhe mundësitë për krijimin e bizneseve të qëndrueshme, si dhe rritjen e kapaciteteve të tyre.
“Po ashtu Kryetari Kuçi, falenderoj përfaqësuesit e bizneseve për gjenerimin e vendeve të punës për banorët e Junikut, sepse këto biznese falë punës së tyre, kanë krijuar vende pune për banorët e Junikut dhe më gjërë, duke ndikuar kështu në ofrimin e mundësive për njerëzit që të punojnë dhe të japin kontributin në vendin e tyre. Agron Kuçi i ftoi afaristët që përmes investimeve të tyre në Junik të bëhen bashkautorë të zhvillimit ekonomik, të hapjes së vendeve të reja të punës dhe të përparimit të komunës. Ai theksoi se një qeverisje e përgjegjshme dhe transparente do të jetë partneri më i mirë i sektorit privat, duke krijuar kushte të favorshme për investime dhe duke e kthyer Junikun në një shembull të suksesit lokal” u tha në takim.