Ahmet Shala, qan në studio për krerët e luftës që po gjykohen në Hagë
20 shkurt 2026
| 21:19
Ish-ambasador i Kosovës, Ahmeti Shala, i ftuar në Frontal në T7, ndër tjerash ka folur për procesin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK’së.
Gjatë emisionit, Shala është parë i emocionuar teksa ka folur për ushtarët e UÇK’së duke thënë se si bë që një luftë e pastër të ‘’demonizohet’’.
‘’Sepse, para ca vitesh, me dalë ushtari i UÇK’së në rrugë ka qenë gati sikur me kanë një idiot. Ta ka shpërla trurin me thanë këta janë fajtor. Qysh erdhëm ne deri në këtë moment, kur propaganda aq e sofistikuar arrit të demonizojë një luftë të pastër’’, ka thënë Shala mes tjerash.



