Ahmeti: Festën e Bajramit po e shënojmë në kushte të veçanta të kujdesit për shëndetin publik

31 korrik 2020 | 09:38

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrimin (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se festën e sivjetme të Kurban Bajramit po e shënojnë në kushte të veçanta të kujdesit për shëndetin publik.

Me këtë rast, ai ka kërkuar nga besimtarët që t’i përmbahen rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore dhe fetare.

“Të lutemi bashkarisht për shëndetin e të gjithë të prekurve dhe për tejkalimin sa më të shpejtë e më të lehtë së kësaj gjendje të vështirë që po na e ndryshon mënyrën e jetesës”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Përshëndetje në këtë ditë të bekuar miq, me uratat më të sinqerta dhe më dashamirëse për shëndet, fat dhe lumturi në familjet e juaja.

Festën e sivjetme të sakrificës së Kurban Bajramit po e shënojmë në kushte të veçanta të kujdesit për shëndetin publik, andaj dhe ju lus shumë që t’i përmbahemi rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore dhe fetare.

Uroj që festa t’ju gjejë në shëndet të mirë të gjithë juve dhe familjeve tuaja si dhe t’ju sjellë mbarësi e gëzime për juve, për kombin dhe për vendin.

Të lutemi bashkarisht për shëndetin e të gjithë të prekurve dhe për tejkalimin sa më të shpejtë e më të lehtë së kësaj gjendje të vështirë që po na e ndryshon mënyrën e jetesës.

Gëzime e mbarësi të keni përgjithmonë miq, shumë urime dhe të fala të gjithëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët myslimanë për…