Ahmeti nënshkruan marrëveshje për mbështetjen dhe fuqizimin e të rinjve lipjanas

02 maj 2025 | 11:36

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka nënshkruar marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit me organizatën The Foundation House, me qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e të rinjve lipjanas.

Me këtë rast, kryetari Ahmeti theksoi se kjo marrëveshje është dëshmi e përkushtimit të institucionit për t’u krijuar të rinjve hapësira të reja për zhvillim dhe për të investuar në të ardhmen e tyre, përmes aktiviteteve inovative, edukative dhe teknologjike.

Kjo marrëveshje e re forcon partneritetin ndërmjet Komunës së Lipjanit dhe The Foundation House për realizimin e projekteve të përbashkëta që adresojnë nevojat dhe potencialin e të rinjve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rhode ka reaguar pas raportit…