Ahmeti paralajmëron kufizime të lëvizjes pas rasteve të reja me koronavirus

22 mars 2020 | 00:27

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar se mund të ketë kufizime të lëvizjes gjatë mbrëmjes e deri në mëngjes për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Ai  kq thënë se rritja e të infektuarve nuk është ende e shpejtë, dhe se duhet të ngadalësohet edhe më shumë.

“Prishtinë, e kemi rolin kryesor në ngadalësim duke mos dal e duke

zvogëluar kontaktet”, ka thënë Ahmeti.

Postimi i Ahmetit në “Facebook”:

Bilanci i sotëm, 31!

Besoj që shpejtë duhet të ndërmarrim masa të kufizimit të lëvizjes gjatë mbrëmjes e deri në mëngjes. Rritja ende nuk është e shpejtë dhe duhet të ngadalësojmë edhe më shumë. Prishtinë, e kemi rolin kryesor në ngadalësim duke mos dal e duke zvogëluar kontaktet

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka shkuar në 31 numri i të infektuarve me koronavirus…