Ahmeti takon ambasadorin e Francës

05 janar 2018 | 11:30

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me zhvillimet politike në Kosovë, e në veçanti për prioritetet që ka komuna e Prishtinës gjatë mandatit të ri të kryetarit Ahmeti.

Sipas njoftimit të komunës së Prishtinës, bashkëpunimi i kësaj komune me ambasadën e Francës do të vazhdojë, sidomos në sektorin e kulturës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka raportuar se mbrëmë rreth orës 22:30…