Ahmeti tregon së çfarë është diskutuar në mbledhjen e Kryesisë së Vetëvendosjes

10 janar 18:15

Kryetari i Prishtinës, njëherësh anaëtar i Kryesisë së Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti është larguar i pari nga mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje që kishte filluar pak pas orës 15:00.

Në largim e sipër, Ahmeti ka thënë se në këtë mbledhje është diskutuar edhe për dorëheqjet e shumta në Vetëvendosje, duke përfshirë edhe dorëheqjen e sotme të Driton Çaushit, raporton “lajmi.net”.

Po ashtu, Ahmeti ka thënë se në këtë takim është folur edhe për mundësinë e një mbledhje të përbashkët të Kryesisë së LV-së me grupin parlamentar.

Sipas tij, deri me tash kandidat i vetëm për kryetar të LV-së është Albin Kurti.

Sonte në orën 12:00 të mesnatës është afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për kryetar të kësaj partie.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se…