
Ajazi: Lista që bashkon dhe fiton
Bartësi i listës zgjedhore nga radhët e PDK-së në Drenas, Driton Ajazi ka thënë se kjo listë e mishëron bashkimin, përfaqësimin dhe përkushtimin për të miren e qytetarëve të Drenasit.
“Sot, Partia Demokratike e Kosovës në Drenas prezantoi listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale, një listë që mishëron bashkimin, përfaqësimin dhe përkushtimin për të miren e qytetarëve të Drenasit.
Të jesh bartës i kësaj liste nuk është vetëm privilegj, është përgjegjësi e madhe dhe nder i veçantë për mua. Kjo listë është e përmbushur, me një ekip të jashtëzakonshëm profesionistësh, të rinjsh e të rejash, njerëz me përvojë e energji të reja, që ndajnë një qëllim të përbashkët: fitoren e qytetarit të Drenasit.
Ky rrugëtim i përbashkët i yni, është dëshmi se PDK-ja e sotme në Drenas është e hapur, gjithëpërfshirëse dhe e gatshme të qeverisë me dinjitet, transparencë dhe zhvillim të mirëqnies së qytetarëve të Drenasit.
Me Petrit Hajdarin Kryetar dhe me këtë ekip të jashtëzakonshëm, jam i bindur se më 12 tetor do të vulosim fitoren e madhe për Drenasin e së ardhmes. Bashkë ia dalim!”, ka shkruar Ajazi në “Facebook”. Kujtojmë që kandidat i PDK-së për kryetar komune është Petrit Hajdari i cili përball do ta ketë kryetarin aktual të komunës, Ramiz Lladrovcin.