AKADEMIA SERBE: ALI AHMETI DUHET TË SULMOHET PËRMES KORRUPSIONIT E KRIMINALIZIMIT, SE NË RRAFSHIN KOMBËTAR ËSHTË I PATHYESHËM

08 nëntor 2025 | 16:40


Ismet Sylejmani

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë, me adresat e saj në Beograd:
1. Knez Mihailova 35 – ndërtesa kryesore, me sallën e madhe, ekspozita, konferenca etj.dhe
2. Francuska 7 – ndërtesë ndihmëse e Akademisë (zyra, institute, arkiv, etj.).

Ka lëshur në qarkullim dokumentin intern, me porosinë qëndrore dhe rekomandimet speciale, në lidhje me sulmet dhe goditjet kundër figurës dhe personalitetit të shquar të luftës për liri e çlirim nga zgjedha pushtuese serbe, Udhëqesit të popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti!

Për t’i shkaktuar disfatë e për t’ia dobësuar me çdo kusht partinë Bashkimi Demokratik për Integrim, Akademia e Shkencave të Serbisë përmes partive satelite serbe në Maqedoni të Veriut, për më shumë se dy dekada ka përgaditur plan të detajuar dhe ka kryer analizë të thellë shkencore, se njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të UÇPMB-së e të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Ali Ahmeti, nuk mund të mundet ndryshe, por vetëm në atë përmes rrugës së etiketimeve në rrafshin e korrupsionit dhe kriminalizimit!

Madje me porosi të veçantë, aty ku është e mundur dhe ku krijohet hapsirë, bashkpuntorët e Tij të sulmohen edhe në rrafshin prostitucional!

Nuk e falë institucioni më i lartë shkencor i Serbisë, birin e madh të kombit tonë Ali Ahmetin, që ia ka dështuar projektet asaj!

Akademia antishqiptare e Serbisë, dëshiron me çdo kusht ta mundë e ta dështojë shqiptarin e përmasës heroike skenderbegiane, vlerën njerëzore puro shqiptare, veprimtarin 24 karat me përmajtje atdhetare e kombëtare, Liderin lavdimadh Ali Ahmeti!

Serbinë thellësisht antishqiptare e ka bërë Akademia dhe ideologët e saj, prandaj “…Serbia është skele e poshtër…”, ka thënë Heroi i Kombit Jusuf Gërballa, “…t’i mbushë opingat me baltë dhe të thotë mbathi…”!

Akademia serbe ka analizuar me saktësi, precizitet maksimal e absolut, dhe ka ardhur në përfundim se ish-ilegali i madh kombëtar Ali Ahmeti, në rrugën e Tij të integrimit të Kombit dhe të prosperitetit të gjithanshëm të popullit shqiptar e lulëzimit të Atdheut, nuk mund të ndalet ndryshe, duhet të vritet ose të etiketohet me etiketat e krupsionit e kriminalizimit!

Pasi atentaeve të hapura e të fshehta në Maqedoni të Veriut dhe jashtë saj, deri sot falë vigjilencës së Tij dhe shoqëruesve, por edhe me ndihmën e zotit, ju ka shpëtuar vrasjeve!

Tani ka filluar të zbatohet fusha e dytë ajo e goditjeve me korrupsion dhe kriminalizim!

Ali Ahmeti ashtu sikur ka ditur të luftojë e të fitojë në çdo front me platformën pushtuese serbe, edhe në këtë front të etiketës korruptive e kriminalizuese do të triumfojë e do të dalë faqebardhë e i pathyeshëm, sepse populli shqiptar e njeh dhe e don birin e Udhëheqësin e Tij, prandaj e voton dhe ia dhuron fitoret politike kombëtare edhe në fushatat zgjedhore të manipuluara e të porositura për dështimin e Tij, sikur ajo e vitit 2024 dhe kjo e vitit 2025!

Akademia serbe do të dështojë përballë Ali Ahmetit, ashtu sikur ka dështuar përballë UÇK-së, krijesës së Tij!

Prishtinë, 7 Nëntor 2025!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekziston një heshtje që vjen pas humbjes, një heshtje që…