AKB-ja shënon 23-vjetorin e themelimit, vlerësohet kontributi i saj në zhvillimin ekonomik të vendit

31 tetor 2025 | 13:57

Në praninë e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, trupave diplomatikë, bizneseve vendore, partnerëve ndërkombëtarë dhe miqve nga të gjitha trojet shqiptare, Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka shënuar 23-vjetorin e themelimit.

Kreu i AKB-së, Agim Shahini, ka theksuar se ky përvjetor simbolizon rrugëtimin e qëndrueshëm të Aleancës Kosovare të Bizneseve, e cila për më shumë se dy dekada ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin ekonomik të vendit, fuqizimin e sektorit privat dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërshqiptar.

Edhe në fjalimet dhe urimet e kësaj dite u vlerësua roli aktiv i AKB-së në krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet bizneseve dhe institucioneve, si dhe në thellimin e partneriteteve me përfaqësitë diplomatike dhe organizatat ekonomike në rajon e më gjerë.

May be an image of text

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka shprehur mirënjohje të veçantë për të gjithë miqtë, bashkëpunëtorët dhe institucionet që ndanë këtë përvjetor të rëndësishëm dhe riafirmon përkushtimin për të vijuar misionin e saj në shërbim të zhvillimit ekonomik, bashkëpunimit rajonal dhe përfaqësimit dinjitoz të biznesit kosovar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Financimi për ndërtimin e hekurudhës Shkodër - Gjakovë pritet të…