Akil Gjakova e nis me fitore Kampionatin Botëror

15 qershor 2025 | 13:58

Xhudisti Akil Gjakova, e ka nisur me fitore Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest.

Rundin e pare, ai e kaloi pa luftë, derisa të dytin pati punë me rumunin, Ioan Dzitac.

Në këtë përballje, Gjakova pati vështirësi, teksa iu deshën vazhdimet për ta mposhtur me waza-ari rumunin, transmeton Klankosova.tv.

Në raundin tjetër, xhudisti kosovar do të përballet me brazilianin, Daniel Cargnin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-portieri i Manchester United, Edwin van der Sar, ka sugjeruar…