AKK-ja diskuton rreth Projektligjit për Inspektimin Administrativ

18 janar 2022 | 12:03

Asociacioni i Komunave të Kosovës sot është mbledhur për të diskutuar në lidhje me Projektligjin për Inspektim Administrativ, i cili në muajin dhjetor të vitit 2021 ka kaluar fazën e konsultimeve publike.

Në këtë mbledhje, kryetarët e komunave të Kosovës do të diskutohet edhe për problemet me kontratat kolektive në arsim dhe shëndetësi dhe disa çështje tjera.

Në muajin dhjetor të vitit 2021 Projektligji për Inspektimin Administrativ ka kaluar fazën e konsultimeve publike.

Ky projektligj, është kritikuar nga opozita dhe shoqëria civile. Projektligji synon krijimin e Inspektoriatit Administrativ, që do jetë agjenci ekzekutive dhe e cila, sipas ekspertëve të fushës, i ngjan një trupe policore civile pa uniformë, që do të kontrolloj, shantazhojë  dhe hetoj administratën publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, kryetari…