AKP-ja: Disa prona janë shitur nga 2 euro ari

02 nëntor 2020 | 11:42

Disa prona në procesin e privatizimit janë shitur edhe nga 2 euro ari, pronë shoqërore e privatizuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

Këtë e ka konfirmuar drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj gjatë intervistimit nga Komisioni hetimor për hetimin e procesit të privatizimit.

Tolaj ka mohuar se është shitur ndonjë pronë 1 euro për ari ashtu siç është raportuar në Komisionin parlamentar për hetimin e procesit të privatizimit.

I pari i Agjencisë së Privatizimit, ka thënë se shumica e pronave janë shitur me çmim më të lartë.

Tolaj ka mohuar të jetë anëtar i ndonjë subjekti politik aktualisht, derisa ka pranuar që ka qenë në AAK deri në vitin 2018/Kosovapress/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi…