Aksident i rëndë në Duhel: dy të lënduar

29 maj 2025 | 18:36

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Duhel.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa rasti është konfirmuar nga autoritetet kompetente.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës, autoambulanca dhe njësiti i zjarrfikësve.

Të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor, ndërkohë që Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i politikave, Shenoll Muharremi thekson se rritja e çmimit…