Aksident i rëndë në rrugën e tranzitit në Pejë, motoçiklisti dërgohet në QKUK

05 qershor 2025 | 09:27

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmë vonë në rrugën e tranzitit në Pejë.

Si pasojë një motoçiklist ka pësuar lëndime trupore dhe me këtë rast është dërguar në QKUK.

Për Klankosova.tv detaje ka dhënë Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00 në rrugën e tranzitit. Të përfshirë kanë qenë një veturë dhe motoçikletë. Motoçiklisti është dërguar fillimisht në emergjencen e spitalit rajonal për trajtim e pastaj është dërguar në QKUK”, deklaroi ai.

“Sipas informacioneve që kemi është jashtë rrezikut për jetë, por lëndime ka. Është kryer vendshiqimi dhe po zhvillohen hetimet”, theksoi Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia Kufitare është përballur mbrëmë me një incident që ndodhi…