Aksident me fatalitet në Bresje
11 nëntor 2025
| 12:06
Një aksident me fatalitet ka ndodhur në dalje të autostradës në Bresje – Fushë Kosovë, ku një person ka humbur jetën.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se aksidenti ndodhi rreth orës 01:00.
“Në aksident është përfshirë një veturë, një person ka pësuar lëndime dhe ekipi mjekësor ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete,” tha ai.



