Aksident mes dy kamionëve në rrugën për në Carralevë, Policia jep detaje

06 maj 2025 | 21:10

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën për në Carralevë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se në aksident kanë qenë të përfshirë dy kamionë.

“Sot rreth orës 15:20 është raportuar një aksident trafiku në rrugën për në Carralevë. Në aksident janë të përfshirë dy kamionë. Nga aksidenti, përveç dëmeve materiale, të dy ngasësit kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga ta lëndime të rënda,” deklaroi Bytyqi.

Ai shtoi se njësitë policore të Trafikut Rajonal në Prizren kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke menaxhuar situatën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka…