
Aksident mes tri veturave luksoze në Prishtinë
19 shkurt 2025
| 08:42
Një aksident i rëndë trafiku ndodhi mëngjesin e sotëm në Prishtinë.
Tri vetura janë përfshirë në këtë aksident në rrugën “Gazmend Zajmi”.
Nuk dihet nëse si shkak mbeti ndokush i lënduar. Dy nga veturat janë me targa nga Kosova, kurse njëra me targa gjermane.
Në vendin e ngjarjes tanimë kanë arritur njësitë policore.