
Aksident në Mitrovicë, vetura shpërthen në flakë pas përplasjes
11 maj 2025
| 09:06
Në mëngjesin e sotëm një veturë është përfshirë nga zjarri pas një aksidenti trafiku në Mitrovicë.
Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar nga ky incident.
Në bazë të pamjeve të siguruara shihet se disa persona janë duke u përpjekur ta shuajnë zjarrin.