
Aksident në Podujevë, lëndohen dy persona
14 maj 2021
| 16:52
Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në fshatin Shakovicë të Podujevës.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ndërsa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 14:00,në fshatin Shakovicë të Podujevës ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në raport.