Aksident trafiku në Livoç të Gjilanit, ka të lënduar

19 shtator 2025 | 10:11

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:30, në fshatin Livoç i Ulët të Komunës së Gjilanit, ku janë përfshirë dy vetura.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha tre persona kanë pësuar lëndime të lehta.

“Ju njoftoj se ka ndodhur një aksident trafiku në në mes të dy veturave në fshatin Livoq i ultë Komuna Gjilan, rreth orës 06:30 të mëngjezit me 19.09.2025. Sipas hetimeve të para në këtë aksident lëndime të lehta kanë pësuar tre persona. Policia e Kosovës njësitet e trafikut Rajonal në Gjilan janë duke i udhëhequr hetimet lidhur me këtë rast”.

Hetimet për rastin janë duke u udhëhequr nga njësitet e trafikut rajonal të Policisë së Kosovës në Gjilan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Bedri Halimi Janë tri marrëshveshje në Ballkan, që sulmohen…