
Aksident trafiku në Pejë, lëndohet një person
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 19:20 në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku bëri të ditur se si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë.
“Sot rreth orës 19:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugen “Bekim Berisha” në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një motoçikletë dhe si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka pësuar lendime trupore, i njejti është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.