Aksident tragjik në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, humb jetën një grua

14 maj 2025 | 16:59

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e 7-të në drejtimin Prizren–Morinë. Në aksident janë përfshirë një veturë e tipit “VW Tiguan” dhe një kamion “Mercedes”.

Sipas Policisë së Kosovës, një pasagjere ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e lëndimeve të rënda. Vdekja e saj është konstatuar nga mjeku kujdestar.

Njësitet policore dhe prokurori kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Hetimet janë në proces.

Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave për të shmangur raste të tilla tragjike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka arritur në Kosovë…