Aksident tragjik në autostradën Tiranë–Durrës, humb jetën një 66-vjeçar

10 korrik 2025 | 11:37

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së martës në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas informacioneve paraprake të Policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një segment të rrugës që ende nuk është plotësisht i aksesueshëm për përdoruesit.

Në aksident është përfshirë mjeti i drejtuar nga shtetasi F. Z., rreth 38 vjeç, i cili ka përplasur një biçikletë me të cilën po lëvizte shtetasi E. M., 66 vjeç. Përplasja ka qenë fatale për çiklistin, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar menjëherë në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka bërë me…