Aksidentalizmi i 100 për qindëshit dhe vizita e komisionerit Hahn

02 dhjetor 2018 | 20:56

Lulëzim ETEMAJ

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Han, do të qëndrojë nesër për vizitë në Prishtinë, ku krahas temave të tjera, përfshirë edhe liberalizimin e vizave, temë e pashmnagshme për t’u diskutuar me përfaqësuesit e institucioneve shtetërore të Kosovës do të jetë edhe taksa 100% që Qeveria e ka aplikuar ndaj mallërave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Pezullimi i kësaj mase, kjo ka qenë kërkesa e BE-së që në ditën e parë, 21 nëntor, kur qeveria e Kosovës e ka marrë vendimin për taksën. Në anën tjetër, qeveria e Kosovës ka këmbëngulur deri më tani në mbajtjen në fuqi të 100 për qindëshit.
Momenti i aplikimit të kësaj mase ekonomike ndaj Serbisë dhe Bosnjës dhe Herezovinës, një ditë pas dështimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Interpol, ky është aksidentaliteti që e ka shoqëruar prej fillimi këtë masë ekonomike të Kosovës, e cila në mungesën e mbojtjes së mjaftushme diplomatike, është duke u parë në radhë të parë si hakmarrje tipike ballkanike dhe nuk është duke e gjetur mirëkuptimin e BE-së.
Në vend të mbështetjes diplomatike të nevojshme jashtë, ky vendim i qeverisë së Kosovës është shoqëruar brenda me një kampanjë intensive populliste si dhe një llojë gare të lehtë në përvetësimin e e meritave, siç ndodhë zakonisht në Kosovës. Nuk është vetëm gara për merita që e ka përcjellë taksën prej 100% të Qeverisë së Kosovës për mallërat serbe dhe boshnjake. Kjo taksë ka ngjallur që nga fillimi edhe huti, hezitim e xhelozi, ndërsa, për pasojë, lufta politike, jo vetëm pozitë- opozitë, por edhe në vetë radhët e koaliconit qeverisës nuk ka pushuar për asnjë moment.
Mungesa e bashkërendimit brenda koalicionit qeverisës si dhe me intitucionin e Presidentit, kjo ka qenë shpërfaqja publike e relacioneve politike si brendaqeverisëse ashtu dhe Qeveri- Presidencë. Shkuarja e kryeministrit Haradinaj dje tek varri i ish- liderit të LDK-së, Rugova, përderisa të njëjtën gjë nuk e ka bërë si Kryeparlamentari Veseli, me Demaçin më 28 Nëntor, lë të kuptohet si reagim mbrojtës dhe kërcënues i Haradinajt në adresë të rivalëve qeverisës, të cilët kërkojnë bashkërendim strikt prej tij edhe si shpërblim për dhurimin e postit të kryeministrit.
Në realitet, preferenca e Haradinajt për bashkëqeverisje si dhe afria me LDK-në nuk paraqet ndonjë risi. Në këtë kuadër duhet parë pak a shumë edhe vizitën e tij te varri i Rugovës. Problemi kryesor qendron në faktin se pas Rugovës, i cili faktikisht s’kishte zgjidhje tjetër për t’u bërë President nëse nuk do ta bënte Haradinajn kryeministër, LDK-ja asnjëherë tjetër më pas Rugovës nuk ka pasë gatishmëri të përfshihet në ndonjë koalicion ku s’do ta kishte Kryeministrinë.
Në rrethanat e tilla politike në Kosovës, ku fjalën kryesore e ka konsensusi për të mos e pushuar luftën e brendshme politike dhe mosgjetur konsensus për çështjet shtetërore, nuk duhet pritur rezultate pozitive nga qendrimi i nesërm në Kosovës i komisionerit Hahn.
Për më tepër, Han e ka shansin real për t’u kthyer në Bruksel dhe akuzuar Prishtinës për moskoperim me BE-në, që me dialog të zgjidhet kriza në raportet Kosovë- Serbi, e shkaktuar nga taksa 100% ndaj mallërave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Mbase edhe për ta përdorur si rrethanë shtesë të favorshme për kamuflimin e mosgatishmërisë së BE-së për t’i dhënë zgjidhje pozitive procesit të liberalizimit të vizave për Kosovës.
Prishtina duhet ta shfytëzojë maksimalisht vizitën e komisionerit Hahn për të argumentuar fuqishëm taksën 100% jo si demonstrim frustrimi apo hakmarrjeje ballkanike, por si demonstrim reciprociteti, bilateralizmi, siç njihet në raportet e përgjithëshme ekonomike, politike, diplomatike, të sigurisë etj., ndërmjet shteteve.
Heqja dorë eventuale e Prishtinës nga taksa 100% në këmbim të liberalizimit të vizave, do të ishte çmim tepër i lartë për Kosovën, në radhë të parë për ekonominë e saj. Në rethana të tilla, jo Serbia, por Brukseli do ta paguante çmimin e trajtimit të pabarabartë të produkteve të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë, ndërsa Serbia duke mos u ngarkuar me obligime, do të vazhdonte edhe më tej ta gëzojë jo meritueshëm privilegjin e tregut të Kosovës.
Në gjithë këtë situatë, ngritja e çmimit të produkteve nga prodhuesit vendor, siç kanë filluar, paraqet minim të taksës 100% të vendosur nga qeveria e Kosovës. As qeveria e Kosovë dhe as Oda Ekonomike e Kosovës nuk duhet të heshtin karrshi kësaj ngritjeje të çmimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka dhënë sqarim në lidhje me moslejimin…