
Aksidentohen dy vetura në Prishtinë
07 maj 2023
| 15:21
Dy vetura janë aksidentuar mes vete mesditën e së dielës në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë.
Siç shihet në pamjet e siguruara nga “Insajderi”, në aksident janë të përfshira një veturë e tipit “pick-up” dhe një tjetër e tipit “Suzuki”.
Në vend të ngjarjes kanë dalë policia dhe autoambulanca.
