
Aksidentohet një çift maqedonas me motoçikletë në Qafën e Duhles pasi iu doli qeni në rrugë, vdes gruaja
Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Suharekë – Shtime, konkretisht në vendin e quajtur “Qafa e Duhlës”.
Në njoftimin e policisë thuhet se një çift shtetas Maqedonas (A.S. 1979 – mashkull dhe D.M. 1985 – femër), deri sa ishin duke udhëtuar me një motoçikletë nga qyteti i Shtimës në drejtim të qytetit të Suharekës, tek vendi i quajtur Qafa e Duhles një qenë endacak u del në rrugë, me ç’rast drejtuesi i motorit ka humb kontrollin e motorit dhe janë përplasur.
“Si pasojë e përplasjes së motorit, pasagjerja D.M. 1985 (femër) ka mbetur e vdekur në vendin e ngjarjes deri sa drejtuesi i motorit A.S. 1979 ka mbetur i lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Kosovës së bashku me Emergjencën me të pranuar informacionin ka dal në vendin e ngjarjes, ku mjeku ka konfirmuar vdekjen e viktimës deri sa i është dhënë ndihma mjekësore të lënduarit.
“Të gjitha veprimet policore janë duke u ndërmarr konform procedurave atë parapara me ligj. Prokurori i shtetit është informuar lidhur me rastin. Me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi”, thuhet tutje në njoftim.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
Magjistralja Suharekë – Shtime është e qarkullueshme për lëvizjen e qytetarëve.