Aksion në Prishtinë: Sekuestrohen pajisje që shkaktonin zhurmë dhe shqiptohen gjoba

27 korrik 2025 | 19:17

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Inspektoratin Komunal, ka zhvilluar një aksion në disa lokale të Prishtinës të shtunën, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar disa pajisje muzikore që po shkaktonin zhurmë të tepruar dhe po përdoreshin në kundërshtim me ligjin.

Sipas njoftimit zyrtar, janë shqiptuar edhe gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe për punë jashtë orarit të lejuar.

Autoritetet kanë paralajmëruar kontrolle të tjera në ditët në vijim, ndërsa u bëjnë thirrje bizneseve që të veprojnë në përputhje me ligjin për të shmangur masat ndëshkuese.

“Operacione të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të mbrojtjes së interesit publik dhe respektimit të ligjit, ndërkaq ftojmë të gjitha subjektet që të respektojnë rregulloret ligjore ashtu që të mos cenojnë sigurinë apo qetësinë publike”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…