Aksioni i 24 shtatorit në veri, Policia e Kosovës sjell detaje të reja
26 shtator 2023
| 16:16
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të tjera pas gjetjes së një arsenali armësh në zonën e fshatit Bajnskë.
Po ashtu, është konfirmuar se janë gjetur dy armë të gjata “AK 47” dhe një helmetë e Policisë së Kosovës, e cila është marrë nga vendi i ngjarjes ku është vra zyrtari policor, Afrim Bunjaku.
Policia ka publikuar listën e plotë të arsenalit të armëve që është gjetur dje në veri të vendit.
“Vlen të theksohet se dy armë të gjata ‘AK 47’ janë gjetur në manastir, si dhe një helmetë e PK-së e cila është marrë nga vendi i ngjarjes ku është vrarë rreshteri policor”, ka njoftuar policia
Njoftimi i plotë i policisë:



