Aktakuzë kundër katër personave për falsifikim të dokumenteve për rastin e veteranëve

28 nëntor 2018 | 15:36

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega Skenderaj, kundër të pandehurve M.I, F.H, H.F dhe B.H në drejtim të veprave penale “Mashtrim”, nga neni 335 paragrafi 2, si dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 398 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria ka njoftuar se të pandehurit, në fillim të vitit 2018 me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, kanë paraqitur fakte të rreme duke lëshuar certifikata dhe vërtetime të veteranëve të luftës.

Po ashtu, të dyshuarit e lartë cekur kanë përpiluar dokumentacionin-certifikatat dhe vërtetime të veteranëve në emër të këtyre personave me qëllim të shfrytëzimit të këtyre dokumenteve si origjinale.

Me këto veprime, të pandehurit kanë kryer veprat penale “Mashtrim”, nga neni 335 paragrafi 2, si dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 398 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Të njëjtit me këto veprime kanë dëmtuar rreth 60 persona, me ç’rast për një veprim të tillë kundërligjshëm kanë përfituar deri në 2 500 euro.
Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjykatës, që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe t’i dënojë sipas ligjit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të problemeve me kordat zanore, Justin Timberlake ka…