Aktgjykimi i Kushtetueses, Haradinaj: Janë pjekur kushtet për kthimin e votimit të hapur

27 qershor 2025 | 11:18

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar para seancës së 38-të parlamentare.

Ai ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që i jep afat 30 ditë deputetëve ta konstituojnë parlamentin.

“Në vendim është edhe kohëzgjatja që janë 30 ditë, deri më tani ka ndodhur e kundërta, në seancë,  në parlament, kësaj here është ndërruar praktika e votimit, që është një precedent”

“Është tepër e rëndësishme si diçka e re që ka ndodhë është insistimi i marrjes së votës pa marrëveshje. Ajo që vlerësojmë tani si Aleancë është se janë pjekur kushtet me u kthyer praktika e votimit, e votës së hapur”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia e aktorit të njohur amerikan, Brad Pitt, në lagjen…