
Aktivistët vjedhin statujën prej dylli të Emmanuel Macron në Paris
02 qershor 2025
| 20:48
Aktivistët e Greenpeace kanë vjedhur figurën prej dylli të presidentit francez Emmanuel Macron nga Muzeu Grévin në Paris dhe e vendosën jashtë Ambasadës Ruse në shenjë proteste.
Tre nga aktivistët ishin veshur si punonjës të muzeut. Pranë ambasadës, ata shpalosën një banderolë ku shkruhej: “Ukraina po digjet dhe tregtia vazhdon”.
Aktivistët kërkuan ndalimin e importit të gazit dhe plehrave kimike ruse. Liderët evropianë kanë deklaruar se do të godasin “flotën e errët” të Rusisë, por deri më tani thuajse asnjë masë nuk është marrë për ndalimin e qindra anijeve “fantazmë” që tregtojnë produkte ruse.