Akuzat e Kurtit për lidhjet e opozitës me Radoiçiqin, Bajrami: Ai duhet të na tregojë se si e la të ikte

02 dhjetor 2025 | 21:31

Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka mohuar akuzat e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, se partia e saj dhe partitë e tjera që kanë qenë në opozitë në pesë vjetët e fundit, kanë pasur lidhje me kriminelin Milan Radoiçiq.

Bajrami në emisionin Rubikon të Klan Kosovës ka pyetur se si ka mundësi që të kenë lidhje kur asnjëra parti nuk ka qenë pjesë e vendimmarrjes që prej vitit 2021 kur erdhi në pushtet Albin Kurti.

Ajo ka thënë se Kurti duhet të përgjigjet se si e la të lirë Radoçiqin kur autoritetet deklaruan se grupi i armatosur i tij ishte i rrethuar.

“I kemi pasur fotografitë dhe videot dhe shihen kur ju ka krijuar korridori dhe ai ka ikur, sot nuk kemi përgjigjur qeveria e Kurtit se si ka ikur”, ka thënë Bajrami.

“Në qoftë se dikush ka pasur mundësi t’i vëzhgojë, ka pasur mundësi edhe që t’i ndalojë. Teksa i ke pasur në syrin e kamerave, ke mundur t’i kesh edhe në objektivin e snajperëve”, ka thënë ish-deputetja e LDK-së.

“Derisa ai fajëson opozitën që nuk ka pasur asnjë vendimmarrje se ne qenkemi me Vuçiqin, ai duhet të japë përgjigje se si u lejua në pikë të ditës që ai të ikë dhe si ka mundësi që institucionet tona nuk arritën që të njëjtën ta shpallnin organizatë terroriste”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 87-të në këtë…