Al Nassr i Ronaldos eliminohet nga Kupa e Arabisë Saudite

25 prill 2023 | 02:06

Cristiano Ronaldo me Al-Nassr janë eliminuar nga Kupa e Arabisë Saudite.

Ekipi tij pësoi disfatë minimale 1:0 të hënën mbrëma në gjysmëfinale të Kupës nga Al Wehda. Ronaldo luajti deri në fund të takimit.

Ai pas përfundimit të pjesës së parë është parë duke iu drejtuar me nervozë stafit të trajnerëve.

Ronaldo mund ta mbyllë pa trofe sezonin e tij të parë me fanellën e klubit arab, pasi është tre pikë larg kreut të tabelës dhe ka luajtur një ndeshje më shumë se lideri Al-Ittihad. Al-Nassr të premten luan kundër Al-Raedit, në kuadër të kampionatit arab.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NAIM LATIFAJ, shpall te pavleshme diplomen e shkolles se mesme…