
Al Nassr në bisedime me Bayernin për Comanin
08 gusht 2025
| 16:14
Al Nassr ka nisur negociatat zyrtare me Bayern Munchen për transferimin e Kingsley Coman, i cili tani është objektivi kryesor i klubit saudit për pozicionin e anësorit.
Pas marrëveshjes me Inigo Martínez dhe transferimit tw finalizuar të Joao Felix, Coman mund të jetë goditja e radhës për Al Nassr në këtë afat kalimtar.
Coman, 29-vjeçar, ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2027, por lwndimet e shpeshta dhe konkurrenca në repartin ofensiv mund ta shtyjnë drejt largimit. Al Nassr po kërkon ta sigurojë me një transferim të përhershëm, duke synuar të shtojë shpejtësinë dhe përvojën e tij në repartin e sulmit krah Ronaldos dhe Manes.