Alarm për uragan në zonat mesdhetare

17 shtator 2020 | 08:20

Meteorologu grek Klearchos Marousakis ka folur për uraganin e parashikuar se do t’i prekë zonat mesdhetare më datë 18 shtator. Por gjasat janë që uraganit të mos u ngjajë atyre amerikane pasi ujërat e Mesdheut nuk e lejojnë formimin e fenomeneve të tilla.

Klearchos Marousakis thotë se nuk ka vend për shqetësim pasi duhen zona të mëdha detare për ta ruajtur koherencën e cikloneve të fuqishme, ndaj ai thotë se në bregun e Mesdheut ata evoluojnë si një ultësi barometrike.

“Mbresëlënëse janë të dhënat e parashikimit të modeleve tona që morëm pak kohë më parë, kur niveli i ulët barometrik që po vërtitet në zonën detare të Italisë së Jugut prej ditësh, tenton t’i marrë karakteristikat tropikale në ditët e ardhshme. Ishte e zakonshme në një kohë të tillë që detet tona janë mjaft të ngrohta, të ulëta barometrike që ndërveprojnë për shumë ditë me detin për të marrë sasi të mëdha energjie dhe turbulencë duke marrë formën e një cikloni i cili për gjerësitë tona gjeografike karakterizohet si ciklon mesdhetar për shkak të shtrirjes së kufizuar të tyre, me ciklonet e njohura që formohen në oqeane.

Përndryshe, tiparet e tjera nuk janë shumë të ndryshme. Në video mund ta shikoni evolucionin e parashikuar të ciklonit mesdhetar i cili do t’i afrohet vendit tonë të enjten. Nuk ka nevojë të shqetësoheni pasi këto sisteme nuk kanë zona të mëdha detare për ta ruajtur koherencën e tyre. Kështu, deri në bregun perëndimor të vendit tonë ata mund të rezistojnë si ciklone, por evoluojnë si një ultësi barometrike. Gjithashtu, mbani në mend se sezoni që po kalojmë tregon një parashikueshmëri shumë të ulët, kështu që gjithçka që ju përmend mund të ndryshojë në çdo kohë. Ne jemi duke monitoruar fenomenin dhe do të informojmë në detaje siç bëjmë në fund të fundit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 76 raste të…