
Alban Veseli rikthehet te Sigal Prishtina
12 gusht 2023
| 23:37
Skuadra e Sigal Prishtinës ka bërë një goditje të madhe duke e angazhuar basketbollistin Alban Veseli.
Lajmi është konfirmuar nga vet skuadra bardhekaltër përmes një postimi në Facebook.
“Njëri prej basketbollistëve më me përvojë në Kosovë, njëherit produkt i shkollës së basketbollit të Prishtinës, aloja Alban Veseli rikthehet në kryeqytet”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Sigalit.
“ZYRTARE: Alban Veseli rikthehet në shtëpi, aty ku i mori hapat e parë të basketbollit ⚪? Njëri prej basketbollistëve më me përvojë në Kosovë, njëherit produkt i shkollës së basketbollit të Prishtinës, aloja Alban Veseli rikthehet në kryeqytet.?
Mirë se kthehesh në Shtëpinë e Kampionëve Alban ??”, ka shkruar Sigal Prishtina.