Albert Bucolli mbështet numrin 33 të PDK-së: Aurorë Osmani-Buca përfaqëson vlera dhe përgjegjësi për të ardhmen e Kosovës

24 dhjetor 2025 | 16:57

Ish-ushtari i UÇK-së dhe afaristi Albert Bucolli ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidaten e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputete, Aurorë Osmani-Buca, e cila në zgjedhjet e 28 dhjetorit garon me numrin 33 në listën zgjedhore të kësaj partie.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bucolli ka ftuar miqtë dhe përkrahësit e tij që ta mbështesin me votë Osmanin-Buca, duke vlerësuar angazhimin, integritetin dhe vizionin e saj për përfaqësim dinjitoz në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Shpreh përkrahjen time të plotë për Aurorë Osmani-Buca, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, me numrin 33. Ajo përfaqëson përkushtim serioz, integritet dhe vizion të qartë për një përfaqësim të denjë të qytetarëve,” ka shkruar Bucolli.

Sipas tij, angazhimi publik dhe profesional i Osmanit-Buca dëshmon gatishmërinë për të shërbyer me përgjegjësi, transparencë dhe respekt ndaj interesit të përgjithshëm.

“Në një proces demokratik, mbështetja e kandidatëve që përfaqësojnë vlera dhe përgjegjësi është thelbësore për të ardhmen e vendit. Andaj, ju ftoj që me votën tuaj ta mbështesni Aurora Osmani-Buca, numri 33, si zë i fuqishëm për qytetarët dhe zhvillimin institucional,” ka theksuar Bucolli.

Në fund të thirrjes së tij, ai u ka bërë apel qytetarëve që të votojnë kandidaten Aurora Osmani-Buca me numrin 33 në listën zgjedhore të PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pedri ka folur hapur për mundësinë e një rikthimi të…