Albian Hajdari, afër kalimit te Hoffenheimi

25 gusht 2025 | 13:30

Qendërmbrojtësi i Luganos, Albian Hajdari pritet t’i bashkohet Hoffenheimit.

“Blick” ka shkruar se Hajdari është afër që karrierën ta vazhdojë në Gjermani te Hoffenheimi. Hajdari të hënën nuk është paraqitur në stërvitje për Luganon, kurse sipas burimeve të “Blick”, Hajdari ka pranuar ofertë të mirë nga Hoffenheimi. Deri më tani nuk ka asgjë zyrtare.

22-vjeçari ka kontratë me Luganon deri në qershor të vitit 2028, kurse pjesë e Hoffenheimit luajnë edhe dy futbollistët shqiptar, Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të projektit “Performanca Komunale drejt Zhvillimit të Qëndrueshëm”,…