Albin Kurti bën homazhe për Fatos Nanon në Tiranë
02 nëntor 2025
| 11:53
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, në nderim të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, i cili vdiq të premten në moshën 73-vjeçare.
Së bashku me të ishte Albulena Haxhiu, nënkryetarja e Kuvendit.
Kurti u ndal edhe për të shkruar në librinë e zisë për ish-kryeministrin dhe liderin historik të Partisë Socialiste të Shqipërisë.



