Albin Kurti flet pas lirimit nga paraburgimi

29 dhjetor 2017 | 17:21

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur pas lirimit nga Qendra e Paraburgimit në Lipjan.

Kurti që së fundi edhe zyrtarisht ka shpall kandidaturën për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje shpreson të ketë kundërkandidat për të parin e kësaj lëvizje.

I pyetur nëse mund të jetë kundërkandidat Dardan Molliqajn dhe nëse e vlerëson të denjë, Kurti ka refuzuar të flasë për Molliqajn, por ka thënë se të drejtë kandidimi ka çdo aktivist i kësaj lëvizje.

Ai e ka pranuar se ka mospajtime në Lëvizjen Vetëvendosje. “Është e vërtetë që kemi pasur e kemi mospajtime në Lëvizjen Vetëvendosje por me dialog, me demokraci e me durim do t’i trajtojmë e do ti kalojmë këto mospajtime”, ka thënë Kurti për “Kallxo.com”.

Kurti dhe Kadaj-Bujupi flasin pas lirimit nga burgu (Drejtpërdrejt)

Posted by KosovaPress on Freitag, 29. Dezember 2017

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike i ka ndarë mirënjohje…