Albin Kurti iu çon mesazh në telefon studentëve, ua përmend nga 100 euro që iu dolën

06 nëntor 2025 | 17:13

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, u ka dërguar mesazh studentëve duke ua përmendur 100 euro që janë ndarë nga buxheti i Republikës së Kosovës, si skemë ndihmëse për ta.

Në disa mesazhe që kanë arritur nga studentët, në adresën e Redaksisë së Nacionales thuhet:

Të dashur student,

Me lejoni te ju uroj vitin e ri akademik me lajmin e mire se ju jeni kualifikuar si perfitues i shteses se menjehershme prej 100EUR.

Me qeverine tone, studentet fjithmone do te kene mbeshtetjen e shtetit.

I juaji,

Albin Kurti

Kryeminister ne detyre i Republikes se Kosoves.

Pas këtij mesazhi që iu ka shkuar studentëve në telefon, Kurti ka shkruar edhe në Facebook, duke thënë se është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve.

“Sot është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të shumës së njëhershme prej 100 eurove, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

Janë gjithsej 49,623 studentë përfitues të të gjitha drejtimeve e institucioneve arsimore, publike e private që janë procesuar me grupin e parë.

Pjesa e mbetur e aplikuesve që plotësojnë kriteret për përfitim do të shqyrtohen dhe procesohen me grupin e dytë në ditët në vijim.

Me qeverinë tonë, studentët çdoherë do të kenë mbështetjen e shtetit”, shkruan ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka…