ALBINI KRYEMINISTËR, NË LIVADHET E DIMALIT!

03 shtator 2025 | 15:26

Kur rrugë humburit e udhëheqin shtetin:

Menjëherë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, që i fitoi LV-ë me 42 përqind, Albin Kurthi bëri gabim strategjik duke e poshtëruar opozitën prandaj e përjashtoi çdo mundësi bashkëpunimi. Në “Natën e Thikave” tha se i ka votat edhe për Kuvend, edhe për qeveri. Nuk i kishte votat as për Kuvend e as për qeveri andaj hyri në rrugën e bllokimit të formimit të institucioneve përmes marionetës numër 1, Avni Deharit dhe marionetës numër 2, Albulena Haxhiu që të dy kundërshtarë të rreptë të UÇK-së dhe bashkimit kombëtar. Servilë të Dejona Mihalit dhe rrymës të jugonostalgjikëve që janë shumuar si bari i keq në LV-ë. Partitë opozitare nuk patën as guxim, dije dhe largpamësi politike ta votojnë që në seancën e parë propozimin e LV-së për kryetar Kuvendi dhe qeverinë Kurthi 3 prandaj e përligjën anarkinë e stisur nga Kurthi ku e pëson populli kurse, këta që po qeverisin si autokratë po e realizojnë planin pa pasur asnjë mekanizëm mbikëqyrës nga Kuvendi, më lirshëm se në bahçe të babës. Po të votonin që në seancën e parë kryesinë e Kuvendit dhe qeverinë Kurthi 3, kjo qeveri 100 përqind do të varej nga opozita. Nejse, pasi humbën dhentë iu kthyen mendtë (jo të gjitha) dhe e zhbllokuan Kuvendin duke e votuar një injorant  kryetar Kuvendi. Doli pastaj se ka qenë jo rastësisht i propozuar nga LV-ë pasi i plotësonte kriteret e kërkuara, të urrejë patologjikisht UÇK-në dhe të dëshmohet si antikombëtar i bindur. Çka ka bërë mendermethënë kryetari i Kuvendit me laviren intelektuale nga Maqedonia e Veriut e kanë bërë shumë pronarë të mediave dhe shoqërisë civile, për një projekt e që sot janë bërë “luftëtarë mbrojtës të UÇK-së”. Këta kanë kundërshtuar financimin e mbrojtjes për udhëheqësit e luftës dhe të shtetit që po mbahen pengje në Hagë, i kanë thyer gishtërinjtë duke gërrmuar në oborrin dhe shtëpinë e Katuçëve në Burrel mos po gjejnë ndonjë organ të nxjerrë me dhunë për t’ i dorëzuar Dik Martit, kanë dërguar dosje të sajuara në Hagë sikur që kanë dëshmuar, si dëshmitarë të mbrojtur në Hagë. Politikanët anti-UÇK-ë kanë keqpërdorur të burgosur në Kosovë me premtime se mund të përfitojnë nëse pranojnë të dëshmojnë në Hagë. Bashkë me ndërkombëtarë dhe Serbinë. Eksponentë të caktuar të OJQ-ve kanë thyer këmbët maleve të Burrelit dhe Peshkopisë si “hulumtues” të Dik Martit, faqezinjtë. Pasi u zgjodhë mendermethënë kryetar i Kuvendit, Basha i livadheve antikombëtare me ndihmën e keqbërësit Krasniqi, edhe ky mendermethënë ministër, shpiku votim për nënkryetarë e që në fakt hapën mundësi për bllokim deri sa të kenë nevojë. Arsyetimi ishte se, për shkaqe patriotike nuk duhej votuar kandidati i LS-e ndonëse të njëjtin e kishin votuar në vitin 2021 me 91 vota. Atëherë votimi ishte patriotik sot mosvotimi është patriotik. Sa të pafytyrë ! Kërkuan që LS-ë të shpallet organizatë terroriste si kusht të mos garojë në zgjedhje lokale. Po pse atëherë nuk e shpallën, Policinë e Kosovës e kanë shndërruar në servis partiak, AKI-në e kanë në kontroll totale përmes të deleguarve partiakë, të paaftë dhe pa një pikë morali. Ka mjaftuar që këto dy institucione të sigurisë të dërgojnë dëshmi në gjykata dhe puna e Listës Serbe do konsiderohej e përfunduar. Në mungesë të guximit dhe të fakteve po e sulmojnë opozitën kinse ata, duke mos e votuar “serbin e ndershëm të Albinit – Nenad Rashiqin”, po rreshtohen me Listën Serbe dhe Serbinë. Dhe kush? LDK-ë që ishte organizimi i parë legal kundër okupimit serb dhe PDK-ë, AAK-ë dhe NISMA që ia kthyen pushkën Serbisë dhe Jugosllavisë, që edhe e sollën lirinë! Sa të pafytyrë! Në kohën kur organizimi politik paqësorë dhe ushtarak e kundërshtuan Jugosllavinë dhe Serbinë, paraardhësit biologjikë, politikë dhe kombëtarë, së paku 80 përqind ishin në anën e okupatorit si politikanë, hetues policorë (udbashë), ushtarakë, prokurorë, gjykatës apo spiuj duke larguar nga puna shqiptarë, duke arrestuar, torturuar, dhunuar, dënuar apo vrarë vetëm se e donin lirinë, vetëm se ishin shqiptarë! Kur të doni ua bëjë listën me së paku 1200 emra të atyre që i shërbyen Jugosllavisë dhe Serbisë e që sot, ose vet kanë pozita në LV, Guxo dhe Alternativë, në pushtet ose pozita të larta, ose i kanë pasardhësit e tyre të stërkequr. 80-85 i keni në listën e deputetëve, 85-90 përqind në kabinetin qeveritar. A ka gjë më të poshtër dhe të neveritshme se kur në emër të patriotizmit, që asnjëherë nuk e kanë pasur ju akuzojnë se jeni me Listën Serbe dhe Serbinë dezertorët e ndyrë të luftës së UÇK-së, Hysen Durmishi, Xhelal Sfeqla apo Haxhi Avdyli, si ajkë e këtij pushteti. Pastaj Mimoza Kusari që e kishte aktivizuar, sigurisht me urdhër të Dejonës dhe Kurthit “hot-line” apo vijën e nxehtë (të kuqe) me Sllavko Simiqin dhe Milan Radoiçiqin kundër UÇK-së (përfshirjes në pagën minimale) dhe zgjedhjen e një Gjykatësi të GJK-së. Në mes tjerave. Tash, po kjo Mimozë tregohet jo falënderuese ndaj Sllavko Simiqit. Në emër të patriotizmit të munguar! Xhelal Sfeqla ia fali jetën Radoiçiqit e tash e kërcënon ….me pordhë atomike. Që nga përfundimi i zgjedhjeve të shkurtit, shumë më tepër e kanë dëmtuar Kosovën deputetët shqiptarë, se ata të Listës Serbe. Ka qenë në dorën dhe vullnetin e shumicës – deputetëve shqiptarë themelimi i institucioneve e jo në dorën e Listës Serbe.  Mjaft më me këto pordhë patriotike, nuk ishit patriotë kur e kërkonte koha, mjeranë! Ju nuk e doni vendin, as qytetarët, e doni pushtetin dhe të mirat e pushtetit që, pa asnjë mëshirë i keni keqpërdorur, personalisht dhe familjarisht!

Qeveria Kurthi XL 3:

Mendermethënë kryetari i Kuvendit e konstituoi Kuvendin, sipas “Rregullave të Albin Gotit”. Sipas Kushtetutës së Vidovdanit! Sipas një interpretimi juridik të një kontabilisti antikombëtar personalisht dhe familjarisht. Sipas injorantëve dhe analfabetëve kushtetues! Në arsyetimin idiotesk mendermethënë kryetari i Kuvendit tha se krejt në fund interpretimi i kushtetutës është në dorën dhe mëshirën e tij pavarësisht nëse është apo jo në përputhje me Kushtetutën. Ku mund të gjeni kësi injoranti? Ky e thirri mbledhjen e kryesisë së Kuvendit ku morën pjesë patriotët e Shtimes, Dimal Basha, Albulena Haxhiu dhe Nora e Kelmendit me emrin konspirativ Emilia Rexhepi. Merreni me mend, ndërsa munguan anëtarët e Listës Serbe (sipas LV-së ), rrjedhimisht edhe tradhtarët, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala. Poshtërsia ka emër, LV-ë. Në emër të patriotizmit të munguar. Ky farë Basha u takua me presidenten e Ukrainës, Vjosa Osmani, para se të niset për Kolumbi dhe Meksikë ku u ka shpallur luftë karteleve të drogës anipse në Kosovë është bërë pjesë e menysë. Këta të LV-së, lëvyrës dhe jargavitës po thonë se do ta mandatojnë Kurthin për KM te Vojsa Osmani, nëse ajo kthehet shëndosh e mirë, bashkë me Sanço Pançon, pas ekspeditave në Meksikë, Kolumbi dhe Venezuelë. Më i zëshmi është kumbara i spasiqëve kriminelëve të luftës nga Obiliqi. Ky kumbarë i spasiqëve është deputet i LV-së. Kështu do të rrjedhin gjërat.

Më Kuvend të themeluar nuk ka, deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese ose një marrëveshje të imponuar politike. Nuk mund të thirren mbledhjet e Kryesisë për shkak të mungesës së kuorumit. Prandaj nuk mund të thirret seanca e Kuvendit ku do të votohej qeveria Kurthi. Vojsa Osmani, me ia çpue buzën nuk guxon ta mandatojë Kurthin për formim të qeverisë. E ka të qartë se është në kundërshtim me Kushtetutën. Kjo është e vërtetë e thjeshtë. Pa konstituim të Kuvendit nuk ka as qeveri e as zgjedhje të reja. E vërtetë e thjeshtë!

Të presim, pasi nuk duan të bashkëpunojnë, në radhë të parë shqiptarët. Në ndërkohë të tjerët na i prenë teshat që do të detyrohemi t’i veshim, pavarësisht si na bijnë! Deri atëherë, Albin Kurthi mund lirisht të lodrojë nëpër livadhet e Ferizajit, në Festivalin e Gjyshes. Askujt dhe asgjë nuk i mbetet për botën tjetër. Çka mbjellë edhe do të korrësh! Pa përjashtime!

3 shtator 2025 Prishtinë, Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka thënë se…