Albini po ikën nga debati, thotë Hoxhaj

27 janar 20:24

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidat për kryeministër Enver Hoxhaj, edhe një herë ka ftuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që të përballet në debat me të.

“Meqë Albini po i ikë debatit, nuk po guxon me dalë në debat, a nja 4, 5 vite thoshte në Kuvend të Kosovës dilni matnu, edhe unë po i them që 7, 8 javë dil matu se ai nuk ka program, nuk dëshiron me pas program, nuk i interesojnë interesat e qytetarëve të Rahovecit, nuk i intereson bujqësia. Ai mendon që rrushi piqet vetëm duke e pa, jo punën që e bëni ju. I vetmi subjekt politik serioz në këto zgjedhje për ta udhëhequr vendin është Partia Demokratike e Kosovës dhe jam unë”, ka thënë Hoxhaj, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Berat Gjimshiti ka realizuar një gol sonte ndërsa Atalanta ka…